0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

“Rrëzimi i dronit amerikan tregon ‘gatishmërinë’ e Putinit për të zgjeruar konfliktin”

Një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë ka thënë se rrëzimi i një droni amerikan që u përplas me një aeroplan luftarak rus është një “sinjal” i “gatishmërisë” së Vladimir Putinit për të zgjeruar zonën e konfliktit.

Aeroplani u përplas të martën me dronin amerikan MQ-9 Reaper në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi, duke shkaktuar rrëzimin e këtij të fundit.

Kremlini ka mohuar çdo përfshirje, por thotë se aktiviteti i SHBA pranë kufijve të Rusisë është “shkak shqetësimi”.

Por në një postim në Twitter sot, Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, mendon se kjo është një sinjal i gatishmërisë së Putinit për të zgjeruar konfliktin.

“Incidenti me UAV-në amerikane MQ-9 Reaper, i provokuar nga Rusia në Detin e Zi, është sinjali i gatishmërisë së Putinit për të zgjeruar zonën e konfliktit me përfshirjen e palëve të tjera”.

“Taktika all-in është pjesë e normave në kushtet e një humbjeje strategjike dhe duke shpresuar se rrethanat do të ndryshojnë”.

Deri më tani droni nuk është gjetur, por Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, Nikolai Patrushev i tha kanalit televiziv Rossiya-1 më herët sot se rusët do të punojnë për ta “tërhequr” atë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img