2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rrëzimi i avionit rus, gjenden 209 pjesë trupash dhe kutia e zezë

Punonjësit e emergjencës në Rusi filluan kërkimet ditën e sotme për pjesë të trupave të udhëtarëve pas aksidentit fatal të avionit një ditë më parë, ku mbetën të vdekur 71 personat që ishin në bord.

Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar një komision të posaçëm për të hetuar se çfarë shkaktoi aeroplanin AN-148 të Saratov Airlines të rrëzohej jashtë Moskës pak pasi u nis për në Orsk në rajonin e Orenburgut, rreth 1,500 kilometra në juglindje të kryeqytetit

Ndër shkaqet e mundshme që kërkojnë hetuesit janë kushtet e motit, gabimet njerëzore dhe gjendja teknike e aeroplanit.

Pamjet e kapura nga një kamera CCTV u postuan në internet të hënën dhe avioni dukej si një top i madh zjarri që dilte përmes qiellit.

Deri tani janë gjetur 209 pjesë trupash të udhëtarëve që humbën jetën.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img