-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rreziku nuk ka kaluar, IKSHP: Të respektohen masat mbrojtëse, fluksi i qytetarëve i rrezikshëm

Nëpër rrugët e Kosovës, të hënën e 4 majit kur tashmë kanë filluar të zbatohen masat më të lehtësuara për parandalimin dhe përhapjen e COVID-19, është vërejtur një fluks i madh i qytetarëve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka reaguar menjëherë, duke kërkuar nga qytetarët që të keni kujdes sepse ende ka rrezik të përhapjes së virusit dhe sjellja e tyre është e rrezikshme.

IKSHPK-ja po ashtu ka bërë thirrje që institucionet të mbajnë rendin, ndërsa të ketë edhe angazhim të shtuar të inspeksionit gjatë këtyre ditëve.

“Sot vërehet fluks i shtuar i qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajtën e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike. Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim”, thuhet ndër të tjera në reagimin e IKSHPK-së.

Instituti ka bërë thirrje që të respektohet distanca, qytetarët të jenë të pajisur me maska e dorëza dhe të ruajnë shëndetin sepse sjellja e tillë u kushton me jetë.

Ndryshe, nga data 08 shkurt deri më 03 maj 2020, janë testuar gjithsej 8.287 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë 851 raste, me gjithsej 25 raste të vdekjes, kurse numri total i të shëruarve deri më sot gjithsej është 381 raste.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 03 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.537.173 raste të COVID-19 dhe 246.950 raste të vdekjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img