Site icon PrishtinaPress

Rreziku nga pesticidet në frutat serbe, konsumatorët në Kosovë të shqetësuar

Rreziku nga pesticidet në frutat serbe, konsumatorët në Kosovë, të shqetësuar

Ditë më parë, Kroacia e Sllovenia bllokuan importin e frutave nga Serbia. Kjo për shkak të konstatimit se ato kanë nivel të lartë të pesticideve, të dëmshme për organizimin e njeriut. Kosova ndërkohë, importon  produkte të tjera nga Serbia, në shifra të larta. Dyshime për sigurinë e produkteve që konsumojnë, ngrenë edhe konsumatorët.

Megjithatë, nga Dogana e Kosovës, por edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, shprehen të sigurt se në tregun kosovar s’ka pemë e perime nga shteti serb.

Por organizata për  mbrojtjen e konsumatorëve thotë se ka produkte që hyjnë në Kosovë edhe pa iu nënshtruar kontrolleve.

Në mënyrë që shëndeti të mos u rrezikohet nga pesticidet, qytetarëve u rekomandohet që para konsumimit, t’i pastrojnë sa më mirë frutat e perimet./RTSH

Exit mobile version