1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Rrezikon shkarkimin pas 11 vitesh, këta janë dy kandidatët për postin e Simeones

Diego Simeone po kalon një nga momentet më të vështira në stolin e Atletico Madrid, ekip me të cilin ka një lidhje të veçantë, pasi ka luajtur e fituar si futbollist dhe si trajner.

Argjentinasi qëndron në pankinën “Colchoneros” prej dhjetorit të vitit 2011, ndërkohë që prej kohësh është tekniku më i paguar në planet.

Por, këtë sezon gjërat po shkojnë keq në fushë, Atletico dështoi në grupet e Champions League duke u renditur në vendin e fundit, dështim që ndikoi që tifozët të kërkonin pas shumë kohësh shkarkimin e trajnerit.

Situata nuk është e mirë as në La Liga, aty ku djemtë e Simeones ndajnë vendin e katërt me Athletic Bilbaon, duke qenë 13 pikë larg Barcelonës kryesuese. AS shkruan se “El Cholo” i ka ditët e numëruara dhe dy janë kandidatët për ta zëvendësuar.

Të preferuarit e presidentit Cerezo janë Mauricio Pochettino dhe Luis Enrique. I pari qëndron pushim pas aventurës në stolin e PSG-së, teksa kampionatin spanjoll e njeh mirë pasi ka drejtuar më parë katalanasit e Espanyolit.

Ndërkohë, Luis Enrique po përgatitet për Kupën e Botës si trajner i Spanjës. Katar 2022 do të jetë aventura e tij e fundit në stolin e kombëtares iberike, pasi kontrata i përfundon pas Botërorit./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img