4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Rrezikim i rendit kushtetues: Aktakuzë ndaj një personi dhe kërkesë për burg për 3 të mitur

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një të pandehuri, de kërkesë për dënim me burg ndaj tre të miturve.

Të njëjtit dyshohen për rrezikim të rendit kushtetues.

Njoftimi:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një të pandehuri dhe propozim për shqiptimin e dënimit me burgim ndaj tre të miturve

Prishtinë, 07 qershor 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit E.R për shkak të veprës penale Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike nga neni 122 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Po ashtu, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i ka propozuar Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamentit për të Mitur, shqiptimin e dënimit me burgim ndaj të miturve T. B, M. R. dhe V. T për shkak të veprës penale të lartcekur.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës dhe propozimit për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur, i ka propozuar Gjykatës që të njëjtëve t’iu vazhdohet masa e paraburgimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img