2.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Rrezarta Krasniqi: LDK gjithmonë i ka përkrahur marrëveshjet ndërkombëtare, do t’i kundërshtojmë ato anti-Kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga opozita që këtë sesion vjeshtor t’i përkrah së paku marrëveshjet ndërkombëtare.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka premtuar përkrahje por kërkojnë që Projektligjet të mos jenë anti-Kushtetuese.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kërkuar nga mazhoranca që të dakordohet me opozitën, në mënyrë që ky sesion të prodhojë rezultate në të mirë të qytetarëve.

Ajo ka deklaruar se si LDK gjithmonë i kanë përkrahur marrëveshjet ndërkombëtare por që thotë se do t’i kundërshtojnë Projektligjet që janë anti-Kushtetuese.

“Unë kisha dashtë që të ulemi dhe të dakordohemi. Nuk ka ndryshuar asgjë dhe e keni parë që ne si LDK gjithmonë i kemi përkrah marrëveshjet ndërkombëtare dhe ato Ligje të cilat kanë qenë në të mirën e qytetarëve, mirëpo ne nuk mundemi me i përkrah Ligjet që janë anti-Kushtetuese. E keni parë që për të satën herë kanë sjellë Ligje anti-Kushtetuese që nuk i përkrahim ato. Pra është normale, ne e kemi një Kushtetutë që bazohemi në të dhe nuk i përkrahim ato Ligje që janë në kundërshtim me Kushtetutën”, thotë Krasniqi për Ekonomia Online.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img