2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rreth i gjerë i përfshirjes në skandalin e së miturës në Drenas: Vazhdojnë intervistimet

Kanë kaluar një muaj e gjysmë pas publikimit të skandalit me abuzimin e 16 vjeçares nga arsimtari dhe zyrtari policor në Drenas.

Vesel Veseli, ish-zëvendësshef i hetimeve të Policisë në Drenas, po akuzohet nga prokuroria se për rreth dy vite e kishte keqpërdorur seksualisht viktimën e moshës së mitur, shkruan prishtinapress.eu

Bashkë me të, prokuroria po e akuzon edhe gjinekologun Fehmi Ahmeti, i cili dyshohet se ka performuar abortin e vajzës së abuzuar nga Drenasi, e cila kishte ngelur shtatzënë pas abuzimit nga zyrtari policor.

Viktima, dyshohet se paraprakisht ishte abuzuar seksualisht edhe nga profesori i saj, Shkëlzen Xhekaj, i cili po ashtu u arrestua nga Policia e Kosovës.

E arrestimet lidhur me rastin në fjalë nuk kishin të ndalur. Më vonë, IPK arrestoi edhe avokatin Gazmend Halilaj, i cili fillimit edhe e kishte denoncuar rastin e abuzimit.

“I dyshuari me inicialet G.H u arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”-  neni 422, “keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo profesionin”-  neni 239 dhe veprës penale “frikësim gjatë procedurës penale” nga neni 395 i Kodit Penale të Kosovës”, thuhej në njoftim.

Prokuroria Themelore e Prishtinës nuk e ka ende gati aktakuzën për personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast.

Prokurori, Ibrahim Berisha, tha sot për lajmi.net se janë ende në fazën e hetimeve dhe mbledhjen e informacioneve.

Siç bëri të ditur ai, prokuroria është duke intervistuar ende palë të cilat dyshohet të jenë përfshirë në këtë skandal.

“Prokuroria është ende në fazën e hetimeve dhe mbledhjes së informacioneve. Aktualisht janë duke u intervistuar palë të cilat dyshohet se janë të përfshira në këtë rast. Besoj që pas përfundimit të këtyre proceseve do të dalim me një aktakuzë”, ka thënë shkurt Berisha

Rasti i abuzimit të 16 vjeçares në Drenas kishte shkaktuar reagime të mëdha në opinion.

Në lidhje me këtë, në Drenas e në Prishtinë ishin organizuar edhe protesta, teksa prishtinapress.eu kishte raportuar nga afër për këto ngjarje.

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata u ka caktuar 1 muaj paraurgim ish-zyrtarit policor, profesorit dhe avokatit Gazmend Halilaj, ndërkaq gjinekologut Fehmi Ahmeti i është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img