Site icon PrishtinaPress

Rreth 80 mijë aplikime për subvencionim të librave/ Nagavci tregon se kur do të deponohen mjetet në llogari

Ministrja Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci së bashku me Zv.Ministirin Kelmendi kanë diskutuar sot me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në këtë takim ata kanë njoftuar se platformën e-kosova janë pranuar rreth 80,000 aplikime.

Duke bërë të ditur se të gjithë përindërit që po hasin probleme me aplikimin, ankesat e tyre po trajtohen me seriozitet.

Posimi i plotë:

Bashkë me Zv/Ministrin Kelmendi dhe drejtorë të departamenteve në MAShTI, diskutuam sot me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2023/24.
Lidhur me alokimin e fondeve për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore, kërkuam bashkëpunimin e shkollave, mësimdhënësve, prindërve dhe DKA-ve, në mënyrë që ky proces të realizohet me sukses.
Deri tani në portalin e-kosova janë pranuar rreth 80,000 aplikime në platformën e cila do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator. Drejtorët Komunalë të Arsimit i njoftova se prindërve që tashmë kanë aplikuar për tekste dhe materiale, mjetet pritet t’iu deponohen në llogari para datës 1 shtator.
Lidhur me një nga sfidat kryesore në të cilën kanë hasur prindërit -aplikimi online për fëmijët që mbushin 6 vjeç pas 1 shtatorit, i sigurova se këto dhe të tjera ankesa po trajtohen me seriozitet dhe përkushtim nga ekipet mobile.
U rikujtova pjesëmarrësve se komunat tashmë janë informuar që shkollat mund të bëjnë përzgjedhjen e titujve të teksteve, të cilat mësuesit duhet t’i ndajnë me prindërit para fillimit të procesit mësimor. Ndërkohë, shtëpitë botuese kanë konstatuar se ka tekste të mjaftueshme, dhe nuk do të ketë probleme me furnizimin e librarive.
Më tej, diskutuam për fillimin e mësimit dual në 8 profile të reja, për Udhëzimet Administrative të ndryshuara dhe plotësuara, dhe çështje të tjera lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor.

Exit mobile version