Site icon PrishtinaPress

Rreth 700 të burgosur presin “mëshirën” e Thaçit

Rreth 700 të burgosur në burgjet e Kosovës janë në pritje të mëshirës së Presidentit Hashim Thaçi, i cili është dashur tashmë të realizojë këtë të drejtë kushtetuese.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar nga Presidenti që sa më shpejt të bëjnë faljen e të burgosurve.Behxhet Shala, nga ky këshill, thotë se Presidenti Thaçi duhet të falë sa më shumë të burgosur.

Kurse Betim Musliu, nga Instituti Kosovar për Drejtësi, thotë se Presidenti duhet ta shfrytëzojë të drejtën dhe mëshirën e tij, mirëpo, këtë sipas tij, nuk duhet ta bëjë vetëm në përvjetorin e pavarësisë.

Exit mobile version