Site icon PrishtinaPress

Rreth 700 kërkesa për lirim me kusht për 9 muaj, 50 për qind e tyre janë aprovuar

Rreth 700 kërkesa për lirim me kusht janë bërë nga janari deri në shtator të këtij viti.

Kështu tha kryesuesja e Panelit për Lirim me Kusht, Valdete Daka, e cila u shpreh se rreth 50 për qind e kërkesave po aprovohen

Para Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Daka u shpreh se paneli funksionon në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

“Kemi pranuar 681 kërkesa, janë aprovuar 269 kërkesa. 50 për qind të kërkesave aprovohen, që është bukur numër i lartë. Nuk qëndron ajo që asnjë nuk e merr lirimin me kusht”, tha Daka.

Ajo shtoi se duhet të plotësohen disa kritere për aprovim të kërkesave. /Kp

Exit mobile version