2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

spot_img

Rreth 600 mijë euro për studimin e fizibilitetit të Trepçës

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka nënshkruar kontratë me kompaninë gjermane HPC në konzorcium me kompaninë me renome botërore Ernst & Young për kryerjen e studimit të fizibilitetit të Trepçës me orientim strategjik për zhvillim të saj, me çmim prej 598 mijë e 920 euro. Kontrata ishte e paraparë të nënshkruhej në fillim të muajit korrik, por, lidhja e kontratës është shtyrë për shkak të një ankese në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
“Studimi i fizibilitetit shtrihet në dy fusha, në zhvillimin e mëtutjeshëm të Trepçës duke u mbështetur në gjendjen aktuale, zhvillimet e reja të tregut, të teknologjisë dhe përvojave të reja të modeleve biznesore për eksploatim të xeheve e deri në produkt final; si dhe do të ofroj rekomandime për qasje strategjike lidhur me zbatim të aktiviteteve të reja me vlerë të shtuar”, ka njoftuar AKP-ja, shkruan Telegrafi.
Ky studim do të ofrojë rekomandime lidhur me alternativat më të mira për revitalizim dhe transformim të Trepçës, po ashtu do t’u ofroj investitorëve potencial të dhënat e nevojshme dhe informacione për investimet e ardhshme.
“Agjencia në vazhdimësi ka bashkëpunuar me Kuvendin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe ka bashkërenditur veprimet e saja për të arritur nënshkrimin e kësaj marrëveshje me kohë. AKP dhe Trepça kanë kryer tashmë një pjesë të punëve, duke përfshirë këtu analizën preliminare të kërkesave kreditore, regjistrimin e pasurisë së ndërmarrjes, dhe raportin mbi vlerësimin e rezervave minerare”, tregojnë nga AKP-ja.
Ky studim, sipas AKP-së, do t’i paraprijë planit të riorganizimit të ndërmarrjes Trepça, përderisa Bordi dhe menaxhmenti i AKP-së mbesin plotësisht të përkushtuar dhe zotohen se do të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm përbrenda kompetencave dhe autorizimeve të tyre për të përfunduar me sukses këtë objektivë si dhe për të arritur një zgjidhje përfundimtare sa më të favorshme për ardhmërinë e ndërmarrjes Trepça.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img