Rreth 500 kg makarona janë gjetur të hedhura pranë Parkut të Veteranëve në Old Bridge të New Jersey në SHBA.
Makaronat u hodhën nga persona të panjohur. Banorja e asaj zone, Nina Jochnovich postoi imazhe të makaronave në Facebook, të cilat ajo tha se ishin qindra kilogramë spageti.
Përdoruesit filluan të bëjnë shaka ose të hamendësojnë për historinë e origjinës e makaronave.
Menjëherë pas postimit të Jochnovich, ekipet e bashkisë lokale nxituan në vendngjarje për të pastruar vendin.
Në një email të enjten, një zyrtar lokal tha se pasi fotot e makaronave qarkulluan në Facebook, Departamenti i Punëve Publike vizitoi vendin dhe gjeti “15 karroca me makarona.”
Edhe pse Jochnovich tha se makaronat ishin gatuar, zyrtari pretendoi se ishin zbutur nga shiu.