Në fillim të vitit 2015, Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kishte rënë në duart e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që shumica e Bordit të drejtorëve të kësaj ndërmarrje ishte përzgjedhur nga pjesëtarët të VV-së. Që nga fillimi e deri më tani në NPB janë pranuar rreth 50 persona me kontratë mbi vepër.
Sipas burimeve të lajmi.net, që nga viti i kaluar disave prej të punësuarve u është vazhduar kontrata më shumën se dy herë gjë që është në kundërshtim me ligjin. Po sipas burimeve, aktualisht në NPB-janë rreth 40 persona me kontratë për shërbime të veçanta, shumica prej tyre që nga viti i kaluar.
Ndër personat e parë të punësuar me kontratë mbi vepër është aktivistja Donika Çapriqi, të cilës më pastaj, siç mëson lajmi.net i është rregulluar në të rregullt.
Lajmi.net ka pritur disa ditë, por nuk ka marr përgjigje nga NPB-ja lidhur me kontratat mbi vepër që janë lidhur nga viti 2015 e këndej.
Sipas Raportit të Punës për vitin 2013, i publikuar në mars të vitit 2014, të punësuar në NPB, kanë qenë 79 persona, nga ta 53 meshkuj e 26 femra. Por, tash ky numër është rritur dukshëm.
Në fillim të vitit 2015, Aksionari i NPB-së, Kuvendi Komunal i Prishtinës e kishte shkarkuar Bordin paraprak, për të emëruar Bordin e ri.
Kryesuesi i bordit, ishte emëruar Lazër Nrecaj, i cili ka qenë kandidatë i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit për në Parlamentin e Kosovës. Drejtor Bordi ishte emëruar edhe Liridon Latifi, i cili figuron në listën e VV-së, si aktivistë që ishte arrestuar në demonstratën e zhvilluar para Kuvendit të Kosovës me 27 qershor 2013.
Me të marrë detyrën, Bordi i Drejtorëve të kompanisë e kishte shkarkuar Kryeshefin Ekzekutiv, Sabedin Haxhiu dhe e kishte emëruar UD të Kryshefit Ekzutiv, koordinatorin e Lëvizjes Vetëvendosje për ‘Bregun e Diellit’, Kastriot Krasniqin.
Më pas, po ën vitin 2015, Bordi i Drejtorëve e kishte emëruar Kryshef Ekzkutiv, Nexhat Kryeziu.
Ndërmarrja Publike Banesore SH.A., është pronë e Komunës së Prishtinës, me kapital publik. Si e tillë kjo ndërmarrje ka për qëllim menaxhimin e drejtë dhe ruajtjen e pasurisë së saj e cila përbëhet prej patundshmërisë ku përfshihen banesa, lokale afariste, depo, garazha dhe truall.