Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, nuk të jep përshtypjen e një hapësire në të cilën mbahen evente të ndryshme kulturore. Kjo pasi nuk plotëson as edhe një nga kushtet për realizimin e tyre.
Andaj rinovimin e saj po e konsideron të domosdoshëm, kryeshefja e Pallatit të Rinisë.
Nga tetori i këtij viti, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore, do të bëj rinovimin e Sallës së Kuqe në këtë pallat.
Pallati i Rinisë, do të ndryshoj pamje edhe nga jashtë.
Për këtë fillimisht janë ndarë, 5 milion euro, ndërsa në total ky projekt kapshifrën e 25 milion eurove.
Ky projekt pritet të fillojë nga maji i vitit 2024.