Site icon PrishtinaPress

Rreth 2000 tërmete në 24 orë, Islanda përgatitet për shpërthimin e vullkanit

Më shumë se 1800 tërmete të dobëta kanë ndodhur që nga pasditen e së martës në zonën ku ndodhet vullkani Fagrandalsfjatl, afër Rejkjavikut, sipas shërbimit të motit të Islandës (Vedurstofa).

Shtatë tërmete ishin me magnitudë 4 dhe më i forti ishte 4.8 të shkallës Rihter, tha Vedurstofa në një postim në Facebook sot.

Me një lëkundje me magnitudë 3.6 të regjistruar në periferi të kryeqytetit Reykjavik vonë pasditen e së martës, autoritetet paralajmëruan shpejt banorët për rrezikun e rrëshqitjeve të dheut dhe shkëmbinjve.

Vullkani Fagrandalsfjatl ndodhet në gadishullin Reykjavík relativisht pak të populluar, rreth 40 kilometra në jugperëndim të Reykjavík. Shpërthimet vullkanike u regjistruan për muaj të tërë në verën e vitit 2022, ndërsa shpërthimi i mëparshëm ndodhi në mars 2021, pas tërmeteve të shumta.

Ekspertët që folën për radiostacionin islandez RUV thanë se aktualisht nuk ishin në gjendje të parashikonin nëse vullkani do të shpërthente, por nuk përjashtuan mundësinë që ai të ndodhte brenda ditëve të ardhshme.

Në faqen e saj të internetit, Shërbimi Meteorologjik Islandez paralajmëroi sot për “aktivitet intensiv sizmik dhe një mundësi të shtuar të një shpërthimi vullkanik”.

Exit mobile version