5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Rreth 100 mijë euro me fajde, rrëfimi i dëshmitarit në Gjykatë ndaj tre të akuzuarve

Dëshmitari G.V thotë se i dëmtuari A.Sh iu kshte ankuar se i akuzuari F.R i kishte dhënë 100 mijë deri 120 mijë euro në këmbim të fajdesë.

Ai këtë deklarim e bëri  të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në shqyrtimin gjyqësor ndaj F.R, F.B dhe B.B, të cilët po akuzohen për fajde.

Në fillim të seancës avokatët kërkuan nga trupi gjykues që të urdhëroj që të mos publikohen emrat e të akuzuarve, por që publikimi i raporteve të monitorimit të bëhet vetëm me iniciale.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Fatime Dermaku, e aprovoi këtë kërkesë duke kërkuar nga monitoruesit e pranishëm në sallë që të mos publikohen emrat e të akuzuarve.

Seanca vazhdoi me dëgjimin e dëshmitarit G.V, i cili deklaroi se palën e dëmtuar A.Sh dhe L.Sh i ka djem të hallës, ndërsa të akuzuarin R. e ka burrë të hallës.

Fillimisht ai u përgjigj në pyetjet e prokurorit Bajraktari, ku deklaroi se ka punuar për 8 vite tek vëllezërit Sh, e pastaj për 5 vite për kompaninë që është pronë e djalit të të akuzuarit R.

Tutje, ai shtoi se vetëm në një rast ka marrë pjesë në një takim të zhvilluar në mes të palëve ku sipas tij, kishte qëndruar vetëm 20 minuta, në oden e axhës së tij. Ai shtoi se takimi ishte zhvilluar pasi palët kishin telashe lidhur me diku rreth 100 mijë euro para dhe prona.

Në pyetjen e anëtari të trupit gjykues, gjykatësit Naser Foniqi, dëshmitari deklaroi se ai vetëm i ka dëgjuar tani të akuzuarin R. dhe te dëmtuarit Sh. duke biseduar për këto para dhe se këtë shumë parash nuk e kishte parë.

Ndërsa, në pyetjen e Prokurorit Bajraktari, dëshmitari deklaroi se parat ia kishte dhënë tani i akuzuari R. të dëmtuarve Sh. Gjithashtu, ai shtoi se nuk kishte dijeni se për çfarë arsye i ishin dhënë këto para, borxh apo për blerjen e lokalit, që ishte pronë e palës së dëmtuar, tani të dhënë më qera për kompaninë Viva Fresh.

Tutje, në përgjigjet e tij dëshmitari Veliu, deklaroi se nuk ishte i sigurt për shumen e parave, mirëpo afërsisht ishte përmendur shuma 100 mijë deri në 120 mijë euro.

Në vazhdim, dëshmitari Veliu u përgjigj në pyetjet e të dëmtuarit Shala ku deklaroi se kishte punuar për të dyja palët dhe se kishte dëgjuar që kompaninë e kishin për gjysmë, 50 me 50, por që nuk kishte qenë prezent kur ishte themeluar ndërmarrja.

Gjithashtu, ai shtoi se kishte qenë tek A.Sh në banesën e tij se bashku me djalin e axhës, ku ky i fundit i ishte ankuar se i akuzuari F.R i kishte dhënë 100 mijë deri 120 mijë euro në këmbim të fajdesë.

Dëshmitari V, mohoi të kishte ndalur djalin e të akuzuarit F.R, i cili sipas të dëmtuarit A. kishte tentuar ta sulmonte me skallper të dëmtuarin L.Sh.

Nga ana tjetër në pyetjet e mbrojtësit të të akuzuarit F. R, avokatit Arlind Jupolli, dëshmitari deklaroi se kamata dhe fajdeja ishin përmendur vetëm nga pala e dëmtuar, ndërsa nga i akuzuari ishte mohuar një gjë e tillë dhe për këtë kishte pasur tension mes palëve.

Tutje, dëshmitari deklaroi se i kishte dhënë para borxh të dëmtuarit dhe se kishte blerë një veturë prej tij. Në këto momente reagoi i dëmtuari A, duke kundërshtuar të cilit iu tërhoq vërejtja nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Dermaku, duke i kujtuar atij se nëse vazhdon kështu, do ta nxjerrë jashtë gjykatores.

Ndërsa, në pyetjet e mbrojtësit të të akuzuarit F. B, avokatit Skender Musa, dëshmitari deklaroi se pala e dëmtuar kanë borxhe dhe probleme të ngjashme edhe me persona të tjerë.

Edhe gjatë rimarrjes në pyetje nga ana e prokurorit Bajraktari, dëshmitari e mohoi të ketë dëgjuar për shumën e fajdesë, gjithnjë duke thënë se njëra palë ka insistuar se parat i janë dhënë me fajde dhe pala tjetër nuk e ka pranuar.

Ndërsa, në pyetjet e anëtareve të trupit gjykues, dëshmitari deklaroi se fillimisht të dëmtuarve Sh. biznesi u ka ecur mirë por që më vonë i janë paraqitur probleme dhe se nuk është në dijeni se për çfarë arsye kanë hyrë në borxhe apo fajde.

Seanca vazhdoi me dëgjimin e dëshmitarit A.A., i cili deklaroi se ishte në lidhje farefisnie me dy nga të akuzuarit me F. B dhe me B. B, të cilët tha se i ka djem të dajës.

Dëgjimin e këtij dëshmitari e kundërshtoi avokati Musa, me pretendimin se legalisht ishte i liruar nga dhënia e dëshmisë, por që një gjë e tillë u kundërshtua nga trupi gjykues, duke thënë se djali dajës nuk hyn në grupin e personave qe lirohen nga dhënia e dëshmisë.

Në pyetjet e prokurorit Bajraktari dëshmitari deklaroi se e ka njohur të dëmtuarin A.Sh. me te cilin ka pasur lidhje biznesi. Tutje, ai shtoi se i kishte ndihmuar në tërheqjen e parave nga banka, daja i akuzuari F. B kishte blerë lokalin prej tij.

Ndërsa, në shumicën e pyetjeve tjera rreth çmimit te shitjes lokalit dhe takimeve që sipas të dëmtuarit A. kishin pasur, dëshmitari deklaroi se nuk i kujtoheshin.

Gjithashtu edhe në pyetjen e të dëmtuarit L., dëshmitari deklaroi se nuk i kujtohet të ketë thënë atij, “se pas dy javësh nuk garanton nëse Artanin e mbysin me stupca djemtë e dajës se tij”.

Në vazhdim, dëshmitari u përgjigj në pyetjet e avokatit Musa, ku deklaroi se të dëmtuarit kishin blerë një furgon nga i mbrojturi i tij, dhe se nuk kishte dijeni se të akuzuarit B. i kishin dhënë para me fajde A. apo dikujt tjetër.

Ndërsa, në pyetjet e mbrojtësit të të akuzuarit B. B, avokatit Tmava, dëshmitari deklaroi se A. nuk e ka pagur furgonin e blerë nga të akuzuarit. Gjithashtu ai shtoi se i akuzuari B.B. nuk ka pasur asnjëherë telashe me ligjin.

Seanca vazhdoi me dëgjimin e dëshmitarit B.A. i cili deklaroi se u kishte dhënë para borxh të dëmtuarve dhe atë shumën prej 8 mijë euro, shumë kjo që sipas tij, i ishte kërkuar nga i dëmtuari L.Sh. e që në veturën e tij ia kishin dërguar tek mbesa e të dëmtuarit A.

Edhe pse në vazhdim të dhënies së dëshmisë së këtij dëshmitari, prokurori Bajraktari dhe pala e dëmtuar u munduan ta ballafaqojnë më deklaratat e dhëna në polici, ai në të gjitha pyetjet përgjigjej në mënyrën e njëjte, “Nuk me kujtohet”.

Pas dëgjimit të këtij dëshmitari, gjyqtarja Dermaku mbylli seancën e sotme duke caktuar seancën e radhës me 21 nëntor 2022.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, F.R, gjatë vitit 2014 deri janar 2015, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare tani të dëmtuarit A.Sh., dy herë i kishte dhënë para me fajde, herën e parë 50 mijë euro dhe shumën e dytë prej 70 mijë eurosh, me afat të kthimit prej dy muajsh.

Sipas aktit akuzues, thuhet se i akuzuari R, të dëmtuarit Sh. herën e parë i kishte dhënë shumën e parave  me kamatë mujore prej 6 mijë e 500 euro, duke e shtyrë të dëmtuarin të lidhë kontratë, kinse për shitblerje të një parcele, në emër të nënës së të dëmtuarit në vlerë prej 500 mijë  euro, si garancë  se nëse i dëmtuari nuk arrin t’ia kthej shumën e parave i akuzuari do t’ia merrte këtë pasuri.

Me këtë i akuzuari F R, po akuzohet se ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 343 par.3, të KPRK-së.

Në dispozitivin e dytë të aktakuzës thuhet se të akuzuarit F dhe B.B, nga gushti i vitit 2012 deri në janar të vitit 2015, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare po ashtu të njëjtit të dëmtuarit Artan Shala, i ka dhënë para me fajde në shumë të përgjithshme  rreth 115 mije euro me kamatë mujore prej 2000 euro deri në kthimin e shumës.

Tutje, sipas aktakuzës thuhet se të akuzuarit B e kishin kushtëzuar të dëmtuarin Shala që të lidhë kontratë për shitblerjen e paligjshmërisë si në kontratën e lartë cekur si garancë nëse i njëjti nuk arrin ta paguaj kamatën dhe shumën cekur, atëherë do t’i merreshin ato paluajtshmëri, ndryshe nga i dëmtuari  Shala ishin marr rreth 52 mijë euro.

Me këtë në bashkëkryerje F dhe B.B po akuzohen se kanë  kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 343 par.3,lidhur me nenin 31  të KPRK-së, raportin betimiperdrejtesi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img