Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP),“Adem Jashari”, vazhdon të ketë rritje të perfomancës duke bërë që edhe në muajin tetor numri i pasagjerëve të arrijë në 147 mijë e 665 udhëtarë.
Zyrtari për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Unidon Krasniqi, ka treguar për RTK Live se gjatë muajit tetor 2016 numri i pasagjerëve ka arritur në 147 mijë e 665, apo 18.26 për qind më shumë se në muajin tetor të vitit 2015. “Në vitin e kaluar ku ishin procesuar 124 mijë e 864 pasagjerë”, ka thënë ai.
Krasniqi ka thënë se numri i pasagjerëve në ANP “Adem Jashari” që nga fillimi i vitit 2016 e deri me tani, ka arritur në 1 milion e 497,225 duke shënuar një rritje prej 11.6% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Numri i fluturimeve për muajin tetor 2016, është 1166, me rritje prej 11.69% në krahasim me muajin e njëjte të vitit të kaluar, kurse numri i fluturimeve që nga fillimi i 2016 e deri me tani është 11732 apo me rritje prej 7.26% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, ka theksuar Krasniqi.