7.2 C
Pristina
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

spot_img

Rrëshqitja e dheut në Leskovec – komuna e Prizrenit siguron strehim për familjet e evakuuara

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e familjeve të prekura nga rrëshqitja e dheut në një lagje në fshatin Leskovec, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas kryetarit, pas inspektimeve në terren dhe vlerësimeve nga ekspertët, është konstatuar se rrëshqitja e dheut është aktive dhe paraqet rrezik serioz për disa shtëpi dhe jetën e banorëve që banojnë aty, ku sipas tij, në disa zona është shfaqur çarje dhe zhvendosje e tokës deri në 1.5 metra thellësi dhe mbi 50 metra gjatësi.

Gjatë këtij takimi janë marrë disa vendime si: Të bëhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve nga shtëpitë e rrezikuara; të sigurohen banesa të përkohshme dhe të sigurta për këta qytetarë; Komuna do të mbulojë qiranë për familjet e evakuuara deri në zgjidhjen e përhershme të problemit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img