0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Rrëshqitja e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, mbyllet për qarkullim segmenti Suharekë-Prizren

Një rrëshqitje masive e dheut ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në kilometrin e 26-të në mes të Suharekës dhe Prizrenit, çka edhe e ka vështirësuar lëvizjen e lirë të veturave.

Si rrjedhojë, aktualisht është mbyllur për qarkullim segmenti rrugor Suharekë-Prizren, njofton Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Në njoftim bëhet apel që si zëvendësim të përdoret rruga nacionale N25, ndërkaq rruga nga Prizreni në drejtim të Prishtinës është e lirë për qarkullim. /Reporteri.net/.

Njoftimi i plotë:

Sot ka ndodhur një rrëshqitje e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në kilometrin e 26-të në mes të Suharekës dhe Prizrenit, rrjedhimisht për shkaqe sigurie dhe rrezikshmërisë së lartë në këtë segment jemi detyruar që ta mbyllim përkohësisht qarkullimim rrugor në segmentin nga Suhareka deri në Prizren, ndërsa rruga nga Prizreni në drejtim të Prishtinës është e lirë për qarkullim.

Bashkë me ekipet e mirëmbajtjes jemi në teren dhe jemi duke punuar vazhdimisht deri në zhbllokimin e këtij segmenti rrugor, duke marrë kështu të gjitha masat e duhura në mënyrë që nesër ky segment të jetë i lirë për qarkullim. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve që e shfrytëzojnë këtë rrugë, që nga Suhareka deri në Prizren ta shfrytëzojnë rrugën nacionale N25.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img