Është mbyllur autostrada “Ibrahim Rugoba”, segmenti i 27-të, për shkak se ka rrëshqitur dheu në këtë zonë.
Informacionin për këtë e ka dhënë Ministria e Infrastruktërs përmes një komunikate, duke arsyetuar mbylljen e saj se është bërë për shkak të sigurisë të qytetarëve.
“Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë hapat konkret për lirimin e kësaj pjese të Autostradës në fjalë”.
“Lusim të gjithë qytetarët e vendit tonë, që deri në pastrimin e dheut dhe lirimin për qarkullim të këtij segmenti të shfrytëzojnë rrugët alternative. Lidhur me pastrimin e dheut nga autostrada do ju njoftojmë me kohë”, thuhet në komunikatë.