Home Lajme Rrënqethëse, të rinjtë ia thonë këngës së Adem Jasharit rrugës në “Marshin...

Rrënqethëse, të rinjtë ia thonë këngës së Adem Jasharit rrugës në “Marshin për Drejtësi”

Gjatë ditës së sotme është parë një interesim i madh nga ana e qytetarëve për të marrë pjesë në marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në një video të postuar nga ” Lira ka emër”, shihen disa të rinjë të cilët teksa kanë marrë rrugën për në marshin e sotëm, janë duke kënduar këngë patriotike.

Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në orën 14:00 dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. Organizimi i këtij marshi ka marrë mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, personalitete të ndryshme, bashkësi fetare dhe shumë qytetarë.

Exit mobile version