Gjatë ditës së sotme është parë një interesim i madh nga ana e qytetarëve për të marrë pjesë në marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Në një video të postuar nga ” Lira ka emër”, shihen disa të rinjë të cilët teksa kanë marrë rrugën për në marshin e sotëm, janë duke kënduar këngë patriotike.
Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në orën 14:00 dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. Organizimi i këtij marshi ka marrë mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, personalitete të ndryshme, bashkësi fetare dhe shumë qytetarë.