Site icon PrishtinaPress

“Rrenat” për raportin e korrupsionit, përplasin Haradinajn me Pacollin

Një debat i momentit është zhvilluar ndërmjet deputetes së VV-së, Fitore Pacolli dhe kryeministrit Haradinaj.
Ishte deputetja Pacolli që tha se “dikush po rren për raportin e BE-së për korrupsion”.

Ajo deklaroi se Haradinaj po përdorë arsyetime të pabazuara ndaj raportit që sipas saj është  negative për korrupsionin.

“Pra kryeministër na tregoni se a po rreni ju apo BE-ja”, iu drejtua Pacolli kryeministrit.

Reagimi i Haradinajt ishte i menjëhershëm. Ai iu drejtua Pacollit se mund të jetë “pikërisht ajo që po rren”.

“Nashta po rreni ju znj Pacolli. Ju jeni një palë, qeveria një dhe BE-ja gjithashtu. Mund të ndodhë që po rreni ju”, tha Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit u shpreh optimist se raporti i BE-së do të tregojë se Kosova po e lufton korrupsionin .

“Për pak ditëve kanë me na dhanë rekomadnimin për viza, dhe do të del se ju po rreni”, tha Haradinaj.

Ndryshe në Kuvend po diskutohet për krimin e organizuar dhe korrupsionin, ku kryeministri është thirrur në interpelancë.

Exit mobile version