-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Rrëmbejnë 33 vjeçarin nga Drenasi, arrestohen dy persona nga policia

Dy persona janë arrestuar sot pasi dyshohet se e kanë rrëmbyer një 33-vjeçar nga Drenasi duke e dërguar në një lokacion në Lipjan, me me ç ‘rast ndaj tij ishte ushtruar dhunë dhe forma të ndryshme të kërcënimit.

Policia e Kosovës ka njoftuar dy të arrestuarit janë E. S, 24 vjeç dhe Gj. S 55 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur më datë 26.01.2022, rreth orës 22:45, në fshatin Shtrubullovë të komunës së Drenasit, me ç ‘rast dyshohej se një person është rrëmbyer nga disa të dyshuar. Viktima, mashkull, 33 vjeç, pasi ishte rrëmbyer nga të dyshuarit ishte dërguar në një lokacion në komunën e Lipjanit, me ç ‘rast ndaj tij ishte ushtruar dhunë dhe forma të ndryshme të kanosjes.

“Pas arrestimit me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Dyshimet janë ngritur për veprat “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Lëndim trupor”, si dhe “Kanosje’”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img