Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës.
Policia e Kosovës, në raportin e saj, ka shpjeguar se ka arrestuar tre persona të cilët e kishin rrëmbyer një person tjetër.
Për ta liruar atë, të dyshuarit e thirrën në telefon vëllain e viktimës duke ia kërkuar 20.000 euro.
Nga njësitë policore është takuar dhe liruar viktima, kurse pas intervistimit dy prej të dyshuarve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje dhe i treti është liruar në procedurë të rregullt.