2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Rrejti haptazi kinse njëri nga të arrestuarit në MINT është mik i familjes Hamza: Kërkon falje publike Krasniqi i VV’së

Qendrim Krasniqi militant i partisë në pushtet, në kohën kur po zhvillohej aksioni i policisë dhe hetuesisë në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në lidhje me aferën e vajit, ku dy zyrtarë të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë u arrestuan, ishte Krasniqi që kishte lëshuar një “rrenë” duke thënë se njëri nga të arrestuarit është mik i familjes së kryetarit të Mitrovicës Bedri Hamza.

Fill menjëherë pas kësaj kishte reaguar Hamza duke e mohuar çfar do lidhje familjare që ka me të arrestuarin e djeshëm, shkruan lajmi.net.

 

E për këtë në rrjetin social Facebook, sot ka reaguar vet Krasniqi.

Ai i ka kërkuar falje kryetarit të Mitrovicës.

Postimi i plotë:

Kerkoj falje per informacionin e gabuar ne nje postim timin per rastin e Irfan Lipovices.

Qe moti kam mendu se Valentina Hamza eshte mbesa e Bedri Hamzes sepse ne Ministri ajo ju ka referu me axha Bedri.

Prandaj, me vjen keq qe jam ngut dhe e kam ba postimin pa e verifiku afersine ne mes personave te apostrofum./Lajmi.net

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img