Site icon PrishtinaPress

Rregullorja e re, dy zv/kryeministrat e Kurtit mund të kenë deri në 30 këshilltarë

Qeveria Kurti, ndonëse ka zvogëluar numrin e ministrive në 15, nga 21 sa kishe qeveria Haradinaj, ajo me rregulloren e re për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së kryeministrit dhe ministrive, ka rritur numrin e këshilltarëve politik për zëvendëskryeministra.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti që vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje, sipas rregullores së re të punës së qeverisë, bashkë mund ti punësojnë deri në 30 këshilltarë politikë, 20 të brendshëm dhe 10 të jashtëm.

Derisa zëvendëskryeministrat në qeverinë Haradinaj kanë pasur të drejtë të emërojnë deri në gjashtë këshilltarë politikë, zëvendëskryeministrat e Kurtit do të mund të emërojnë deri në dhjetë këshilltarë politikë të brendshëm.

Në Rregulloren (QRK) – nr. 05/2020 për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së kryeministrit dhe ministrive, e nënshkruar nga Kurti me 20 shkurt të këtij viti, thuhet se zëvendëskryeministri i parë mund të emërojë deri në dhjetë këshilltarë politikë.

Ndërsa zëvendëskryeministrat, që mbulojnë ministri dhe ministrat, gjithashtu mund të emërojnë një këshilltar politik nga komunitetet.

Përveç këtij numri, zëvendëskryeministrat e Kurtit mund ti emërojnë deri në pesë këshilltarë të jashtëm politikë derisa ata të Haradinajt kanë pasur të drejtë të emërojnë tre këshilltarë politikë të jashtëm.

Edhe të nëpunësit civil, zëvendëskryeministrat e Kurtit mund të punësojnë deri në gjashtë persona derisa zëvendëskryeministrat e Haradinajt kanë mundur të punësojnë katër.

Rregullorja “Kurti”
Exit mobile version