Gjesti e ka injoruar Eglin për disa ditë me radhë, e kjo e fundit e përjetoi shumë keq distancën mes tyre, derisa edhe shpëtheu në lot e qau me dënesë.
Por, sot Gjesti dhe Egli janë parë sërish shumë të afërt, ku kanë shkëmbyer puthje e përqafime.
“Eja të të përqafoj, më ka marrë malli pas gjithë kësaj kohe”, i tha Egli – Gjestit.
Gjesti buzëqesh dhe pa hezitim e përqafon Eglin, duke treguar se lidhja mes tyre mbetet e fortë.
Pas përqafimit, Egli shprehet me humor: “Po të putha pas qafe, bëhesh nevrik, se kështu thonë në Shqipëri”.
Gjesti, duke mos e humbur rastin për të kundërshtuar me stilin e tij të veçantë, i përgjigjet: “Llafe të plakave”.
Por, në një kthesë të papritur, ai e puth Eglin pas qafe, duke i dhuruar asaj një moment të papritur dashamirësie.
Egli, e lumtur, reagon menjëherë: “Ta ha zemrën, më ka marrë shumë malli”.