1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Rregullat në komunikacion me Projektligj

Rregullat në komunikacion do të jenë edhe me projektligj, i cili do të shqyrtohet sot në Komisionin për Buxhet dhe Financa.
Përveç këtij projektligji, do të shqyrtohet edhe plotësimi i ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, ku vetëm një pjesë e vogël e shkrimeve të mediave është paraparë të mbrohen.
Komisioni  do të shqyrtojë edhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për investime për projektin e rehabilitimit të linjës Hekurudhore 10, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e Trafikut Urban, si dhe projektligji për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës dhe amendamenteve të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, raporton KP.

Gjatë kësaj mbledhje, komisioni do të shqyrtojë edhe raportin financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2016 dhe programit të shpenzimeve të RTK-së, për periudhën korrik-shtator 2016, si dhe raportin vjetor financiar të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img