Barcelona fitoi ndaj Real Madridit me rezultat 2-3 në El Clasico dhe kështu hapi garën për titull.
Në rast se klubet kanë luajtur dy herë mes vete:
Në rast se barazimi i pikëve është mes dy klubeve, atëherë titulli i takon asaj që ka gol dallim më të mirë në lojërat e ndërsjella (pa rregullin e golit si mysafir).
Në rast se barazimi është më shumë se dy klubeve, atëherë shikohen lojërat e ndërsjella:
a) Pikët e përballjeve direkte
b) Gol dallimi i përballjeve direkte
c) Golat e shënuan në ndeshjet direkte
Në rast se ndeshjet e ndërsjella nuk janë luajtur mes klubeve, ose barazimi nuk zgjidhet nga rregullat më lartë atëherë:
a) Gol dallimi total
b) Totali i golave të shënuar
Në rast se as kjo nuk e zgjedh fituesin, atëherë shikohet Fair Play:
a ) kartonët e verdhë, një pikë
b ) Kartonët e dyfishtë të verdhë/përjashtimet, dy pikë
c) Karton i kuq direkt, tre pikë
Suspendimi apo diskualifikimi i trajnerit, apo i ndonjë anëtari tjetër nga personeli i klubit penalizohet me pesë pikë.
Sjelljet jo të mira nga tifozët: mesatare pesë pikë, serioze gjashtë, shumë serioze shtatë dhe mbyllja e stadiumit penalizoht me 10 pikë në llogaritjen e brendshme finale.
Në as me rregullat e lartë përmendura nuk vendoset kampioni, atëherë do të luhet një ndeshje shtesë në stadium neutral.
Gjithsesi në rastin konkret mes Realit dhe Barcelonës në sezonin 2016/17, në rast se pikët në fund të kampionatit do të ishin të barabarta, titulli do ti takonte Barçës pasi ka një fitore dhe barazim në ndeshjet e ndërsjella me Real Madridin.