Site icon PrishtinaPress

Rrëfimi trishtues i Valdet Jasharit: Na gjuajtën me granatë në dhomë, gati u dogja për së gjalli

I mbijetuari i Jasharajve, Valdet Jashari, në 25 vjetorin e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka treguar një rast të dhimbshëm të asaj kohe, gjatë përballjes me forcat serbe.

Ai ka rrëfyer se si një tank ua kishte goditur shtëpinë, e në dhomën ku ndodhej Valdeti, bashkë me disa të tjerë, serbët ua kishin gjuajtur një granatë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Kemi incizime kur tanku e godet shtëpinë ku ne ishim brenda, kur nuk mund të hynin brenda i kanë kallur gjithë shtëpitë që kanë qenë aty dhe e kanë gjuajtur një granatë në dhomën ku kemi qenë unë Hamiti, Ramizi, Shahini, dhe në atë moment mua më ka humbur vetëdija, ku jam plagosur dhe kur më ka dalë mpirja e kam parë që afër meje kishte qenë baci Hamit duke u kallur dhe kam filluar ta fikja me duar, ku ka filluar mishi të më kapej në duar”, ka rrëfyer Valdeti për Klan Kosova.

Valdeti tregoi se ishte plagosur në disa pjesë të trupit.

“Aty kemi mbetur unë Shahini dhe Ramizi. Ramizit i kemi thënë dil mbi kulm dhe kalo në anën tjetër, por në momentin që ka dalë mbi kulm e ka qëlluar tanku. Unë dhe Shahini jemi tërhequr nga shtëpia e Sadikut, ka qenë natë, kam qenë i plagosur në gojë, në kokë, në trup, dhe këmbët e kallura”, ka shtuar ai. /Reporteri.net/.

Exit mobile version