Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Ajeti, në një intervistë në Frontal të T7 ka folur për temën e fundit të ngritur për punën e pagës minimale dhe kërkesës për përfshirje të veteranëve.
Ajeti ka thënë se listat duhet të verifikohen, derisa thotë se Kurti nuk duhet t’i sfidojë e ti nxjerr në rrugë veteranët. Siç thotë Ajeti, Prokuroria duhet të merret me pastrimin e listave.
“Nuk kisha pas dëshirë që veteranët me i qitë në rrugë, me i sfidu në këtë formë. Unë besoj që më kryeneq jemi ne. Ne cka kemi dashtë, e kemi arritë, e kemi arritë lirinë. Për qëto kemi luftue. Mos të na qet në rrugë si rrugaq, me diskutuar për paga e për lek.Mos na jepni epitetin e mercenarve sepse nuk e kemi bë atë punë që thonë tjerët. Ka që thonë e kanë bërë për pare. Duhet të verifikohen patjetër listat. Unë e kam ngrit zërin kur kanë dalë listat. Sespe i kam pa njerëzit që janë në ato lista e që s’janë kanë pjesë e luftës”, ka thënë Ajeti në Frontal të T7.
Ai teksa e ka thënë këtë, ka treguar një histori të tijën personale me kryeministrin Albin Kurit, duke thënë se një herë e kishte shpëtuar nga Policia që e kërkonin për ta arrestuar.
Ajeti tregon se me një autobus nga Podujeva e kishte shoqëruar deri në Prishtinë duke e shpëtuar nga arrestimi i Policisë.
“Le të merret Prokuroria, le t’i pastron listat. Mos të na sfidon. Sepse Albin Kurti në Podujevë nga duart e mia ka shpëtuar. Mu ka dashtë me e mbrojtë prej Policisë tonë. E kam mbrojt nuk e kam lanë Policinë me e arrestu. E kam pru prej Podujevës me autobus në Prishtinë. I kërkoj falje Policisë, se nashta ai ka pas flet arrest a çka po di…S’ka nevojë me më falendëru. Unë e kam bërë që ka qenë i burgosur politik”, ka shtuar tutje ai..