“Ditën e 5 marsit në mëngjes herët në mëngjes i kemi dëgju disa krisma rreth lagjes dhe kam dalë në ballkon të shtëpisë së Hamit Jasharit, dhe në atë moment i kam pa tanket serbe , kanë ardhë në drejtim të lagjes, aty i kam lajmëru  të gjithë se u rrethakuam nga tankat”, tregon Valdet Jashari.

“Kur ka fillu lufta me 5 mars në mëngjes herët i kam dëgju disa zëra duke këndu, mandej e kam kuptuar që ka qenë Adem Jashari, duke këndu për fillimin e luftës”, thotë ai në rrëfimin e tij për RTK….

Në aksionin e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 Valdeti humbi 11 anëtarë të familjes.

” Çdo vit që po kalon, kemi emocione çdo here e me të mëdha, si familjar të lagjes Jashari që kemi dhënë shumë për këtë liri, sa here që zgjohem në mëngjes sa kaloj rreth varrezave  më rrëqethet trupi , kur i shikoj, është një emocion i veçante, nuk e di si ta shpjegoj”, thotë tutje.

Përtej emocioneve që ia ngjall çdo vit shënimi i Epopesë së UÇK-së, Valdeti shërben për Ushtrinë e Kosovës.

“Pas 25 viteve kemi varreza ku mundemi me u përkulë, kemi ushtar të Kosovës që e mbajnë uniformën më krenari që kanë në mendje gjithmonë komandantin Adem Jashari dhe dëshmorët e kombit”, thotë Jashari.

Edhe sot, në 25-vjetorin e Epopesë, nga kazerma që bart emrin e Adem Jasharit, Valdeti thotë se me krenari i shërben atdheut.