Site icon PrishtinaPress

Rrëfimi i Shefqet Kabashit: Shkova në shtëpinë e Rrok Berishës që kisha për ta vrarë

Shefqet Kabashi, ish-ushtari i UCK’së në Dukagjin, ka rrëfyer ekskluzivisht për emisionin Pressing se ka marrë urdhër nga komandanti i tij, Alush Agushi, për të vrarë gazetarin që ka shkruar për “Botën Sot”, Rrok Berishën.

Kabashi thotë se atë ditë që ka marrë urdhrin për vrasje, ka shkuar në shtëpinë e Rrok Berishës.

“Shkova në shtëpinë e Rrok Berishës atë ditë që mora urdhrin për ta vrarë. E pyeta cka ke kundër Shtabit të jabllanicës, më tha që nuk ka asgjë. Bile më tha se në shtëpinë e tij e ka mundësuar një takim të Ramush Haradinajt”, thotë ish-luftëtari i UCK’së, transmeton Gazeta Express.

“Unë e njihja familjen e Rrok Berishës. Ata nuk ishin familje tradhtarësh”, ka vazhduar ai.

Tutje thotë se Berisha ka shkuar në Jabllanicë dhe e ka pyetur shtabin e UCK’së në atë zonë se pse kishin dhënë urdhër për ta vrarë.

“Rrok Berisha ka pasur për të shkuar në Prishtinë, te qeveria e Ibrahim Rugovës për të këqyr se çka po ndodh. Ai ka shkruar në Jabllanicë dhe u ka thënë se e keni cu njeriun për të më vrarë”.

“E morën vesh të gjithë që kam marrë urdhrin për ta vrarë”, ka treguar Kabashi.

Tutje Kabashi thotë se i ka dërguar letër Ramush Haradinajt për t’i treguar se ka marrë urdhër për ta vrarë Berishën.

“Ramush Haradinaj ma ktheu letrën dhe më tha se s’ka dijeni për këtë urdhër”, ka treguar tutje ish-luftëtari i Dukagjinit. /Express/

Exit mobile version