Në rubrikën “Prej zemrës” të emisionit “Kendiv”, këtë javë ka rrëfyer mes shumë emocionesh dekanja e Fakultetit Filologjik, Lindita Rugova.
Për momentet e saj më të lumtura, ajo ndau kohën kur ishte bërë nënë.
“Gjë ma të bukura se kur jam ba nënë, s’ka pas”, pohoi ajo. Ndërkaq, ka ndarë edhe betejën e saj me kancerin, pasi është diagnostikuar dy herë me këtë sëmundje.
“Unë po jetoj ende”, u shprej ajo teksa dha një mesazh të fuqishëm për të gjithë që përballen me këtë sëmundje.