7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rrëfimi i dëshmitarit për vrasjen në Runik: Edhe pas të shtënave nuk kemi lëvizur nga vendi

Në mesnatën e së mërkurës, një incident i armatosur ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt, ku një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën.

Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali atje.

Viktima është N.L, 39-vjeçar i cili është edhe i biri i pronarit të këtij lokali.

Një ekip i Klan Kosovës po qëndron atje për të marrë informacionet e fundit rreth rastit.

E lidhur me ngjarjen u deklarua një dëshmitar.

Musa Gashi, tregoi për Klan Kosova se çfarë tmerri përjetuan mysafirët brenda lokalit.

“Kemi qenë 10 deri në 12 persona. Ka pasur muzikë. Një person ka shtënë me kallashnikov dhe ka qenë i veshur me jakne ushtarake:, tha ai.

“Edhe pesë minuta pasi që kanë ndodhur të shtënat nuk kemi lëvizur vendit, nga frika që kemi pasur”, theksoi Gashi.

Ai theksoi se nuk ka pasur ndonjë cak të caktuar dhe sipas tij është qëlluar pa ndonjë cak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img