2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Rrëfimi i bashkëluftëtarit të Ademit e Hamzës për rrethimin e familjes Jashari

Ragip Jashari, që luftoi krah Ademit e Hamzës, në vitin 2021 pati rrëfyer ekskluzivisht për Klan Kosovën, momentin e parë kur filloi rrethimi i familjes Jashari.

Ai kujtonte orët e para të 5 marsit, kur bashkë me Hamzën po e shijonte kafen e mëngjesit, kur kuptuan që serbët kanë filluar të vijnë drejt tyre.

Ish-ushtari  i mbante mend mirë edhe fjalët e komandantit legjendar kur nisi lufta në Prekaz.

Sipas tij, komandanti u kishte thënë familjarëve e ushtarëve të tij se kishte ardhur koha për t’i treguar Serbisë si luftohet për atdhe.

Por, krahas plumbave që shkrepnin në të gjitha anët, të kullat e Jasharëve jehonte edhe kënga.

“Shqipërinë dua se jam shqiptar, Kosovën e dua se jam kosovar”, ishte kënga që u jepte kurajo për luftë ushtarëve të komandanti legjendar, Adem Jashari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img