Një nga të mbijetuarit e vetëm nga masakra e familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt, Valdet Jashari ka dhënë një rrëfim tronditës sa i përket ditëve më tëvështira të 5, 6 dhe 7 marsit.
Ai ka treguar se deri tek forcat serbe i pastruan shtëpitë, duke i larguar kufomat me kamionë ushtarak me datë 8, tek atëherë kanë lejuar hyrjen e gazetarëve ndërkombëtar në lagjen e Jasharajve.
“Fatin tragjik për familjen time e kuptova kur ka ardhur një kamion i ushtrisë, ka qenë dita e 8 marsit, ka shkuar mrapa shtëpisë së Halit Jasharit, kam parëqë kanë kapur kufoma e i kanë hedhur në kamion, aty më pas i kam parë edhe këpucët e familjarëve e që e kuptova që më është vrarë familja, aty më janë vrarënana, tre vllaznitë, mixha e gruaja e tij, pra 11 anëtarëtë familjes, baba është i vetmi që ka shpëtuar, ai thotëqë me 5 mars kanë gjujtë granata në dhomë brenda e i kanë mbytur të gjithë ata, babai im i vetmi ka shpëtuar. Vëllai më i vogël ka qenë Blerimi, 5-vjeçar e 3 muaj, Bujari ka qenë 11-vjeçar, e Avdullahi 16-vjeçar. Baba thotë se të gjithë janë vrarë prej granatimeve, nëPrekaz prej asaj shtëpie që ka pasur rezistencë, forcart serbe kanë shiku me bo rrafsh, nuk kanë shiku a ka fëmijë a çka ka aty. Më 8 mars më kujtohet kur i kanëlarguar kufomat nga shtëpitë, i kanë lëshuar gazetarët, ka qenë dikund kah mesi i ditës, unë i kam parë edhe gazetarët. Unë më pas në natën e 8 marsit i plagosur rëndë kam dalur nga lumi, kam shkuar në lagjen Lushtaku, e më pas kam shkuar në Dubovc tek familja e Sabit Mehmetit”, është shprehur ai, shkruan GazetaDemos.