1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Rrëfim tronditës nga ish-eprori i UÇK-së: Një vajzë qëndroi një ditë e mbuluar me gjakun e babait të vrarë nga serbët

Ish-komandanti i UÇK-së, Gani Imeri në emisionin “n’Demos” ka treguar një histori rrënqethëse nga lufta e fundit në Kosovë, e qa kë të bëjë me një familje nga Vushtria e cila ishte duke u zhvendosur nga zonat e luftës në një zonë më të sigurtë.

Kjo familje ishte ndalur nga forcat serbe, ku kryefamiljari do të ekzekutohej nga afërsia me kallashnikov, ndërsa nga vajza e tij kishte qëndruar poshtë babait të saj të vdekur e me një plagë që rrjedhte mbi trupin e saj.

“Kjo ngjarje ka ndodhur më 2 maj kur ka ndodhur masakra e Studimes, mesin e 99 të vrarëve kanë qenë edhe të moshuar e fëmijë, në këtë rast, ky bashkë me familjen kanë qenë duke u larguar nga zona e luftimeve, forcat serbe iu kanë afru edhe secalin viktimë e kanë vrarë nga afërsia me AK-47, plumbat u kanë depërtuar në kokë, duke lënë gjurmë të mëdha nga plaga dalëse, njëri prej fëmijëve të tij, mshefet nën rimorkio, deri sa të kalojnë forcat serbe, më pas shkon në afërsi të babait të tij i cili ishte i vdekur, e krejt gjaku i babait të saj i mpik në kokë vajzës së tij, e kemi gjet atë vajzën, e ia kemi kthyer pjesës tjetër të familjes, pra ajo ka qëndruar nëntraktor, ku i pikonte gjaku i babait në kokë të saj, pamja e saj dukej si në filma horror, kemi menduar se është edhe kjo e plagosur, por më pas e kuptuam se gjaku është i babait të saj”, ka thënë Imeri,shkruan GazetaDemos.

Rrëfimi i plotë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img