1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Rrëfim suksesi: Rinia e diasporës shqiptare – shpik teknologji të re, krijon vende pune edhe në Prishtinë

Janë vëllezër që të tre; janë me kualifikime superiore akademike nga Universiteti Lund në Suedi – ndër më të mirët në botë; ndërsa, i bashkon edhe interesimi i madh për teknologji dhe sipërmarrësi.

Këta vëllezër janë Fidan, Vatan dhe Vigan Bytyqi. Fidani është magjistër në ekonomi; Vatani inxhinier i diplomuar në inxhiniering softuerik; ndërkaq, Vigani është inxhinier për zhvillim dhe dizajn të produkteve.

Para tri vitesh, në Malmo të Suedisë ata e kanë themeluar startup-in Animus Home. Në këtë kompani merren me shpikje: inovacionet më të reja për tregun global të industrisë së shtëpive të zgjuara, transmeton Telegrafi.

Produkti i parë, Animus Heart (Zemra e shtëpisë) dhe platforma e saj zgjidh dy probleme kyçe të shtëpive të zgjuara: e para është se e bashkon shtëpinë në një aplikacion të vetëm (ndriçimi, TV, sensorët, kamera etj. menaxhohen përmes një aplikacioni të vetëm); e dyta është që konsumatori nuk ka nevojë të mendojë se çfarë mund të bëjnë produktet e zgjuara në shtëpi, sepse aplikacioni rekomandon drejtpërdrejt për shërbimet, si: alarmi i shtëpisë, menaxhimi i ngrohjes etj.

“Deri në vitin 2020 parashikohen mbi 50 miliardë produkte të zgjuara. Asnjë kompani në botë ende nuk e ka zgjidhjen se si konsumatori do ta kontrollojë shtëpinë me të gjitha këto produkte të ndryshme. Këtë s’e di madje as Apple e as Google. Ne, me produktin tonë, e kemi ballafaquar këtë sfidë dhe e ofrojmë zgjidhjen. Kështu, në mars presim të fillojmë me dërgesat me shumicë për konsumatorët në BE”, ka thënë Fidani.

Për tri vjet, themeluesit e kanë financuar vetë nismën, zhvillimin e produktit dhe nëntë bashkëpunëtorët. Por, ndërmarrja e tyre nuk kaloi pa vëmendje. Në nëntor 2016 arritën marrëveshje me një investitor suedez. Investitori është sipërmarrës i njohur në telekom, nga ku Animus Home vlerësohej me plot 1,5 milionë euro.

“Me familje jemi arratisur për në Suedi në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar. Atëherë, ne fëmijët, ishim dy deri në gjashtë vjeç. Si çdo i ri shqiptar, në diasporë rritesh me nostalgjinë dhe frymëzimin e familjes që vendlindjen asnjëherë nuk duhet harruar. Ndaj, tani na erdhi mundësia që për vendlindje të bëjmë më shumë. Kështu, kemi hapur vende të reja pune, këtu në Prishtinë, me punësim të menjëhershëm në fushat e zhvillimit të softuerit (front-end)”, thekson Fidani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img