Site icon PrishtinaPress

Rrëfim emocional i skulptorit: Tre muaj sa kam punuar, kam biseduar me Leotrimin, ia kam parë lotët

Skulptori Sabri Behramaj ka treguar për përjetimet e tij derisa ka punuar me skulpturën e vogëlushit Leotrim Ahmeti, i cili ishte vrarë në vitin 1998 nga forcat serbe.

“Tre muaj sa kam punuar me Leotrimin kam biseduar me të, i kam parë lotët e tij. Është financim komplet i imi e i familjes time vetëm për ta realizu skulpturën e tij. Unë e kam përjetu luftën, i kam përjetu edhe krimet e serbëve në Kosovë”, ka thënë ai.

Me të kontaktuar me nivelin lokal në Skenderaj, Behramaj ka thënë se kanë qenë të gatshëm menjëherë të pranojnë që ta vendosin në qendër të qytetit.

“Kam kontaktuar me Komunën e Skenderajt sa i përket projektit tim, si kryetari Fadil Nura po ashtu edhe nënkryetari Sami Lushtaku kanë pranuar menjëherë dhe e kanë ndarë një tokë në qendër të Komunës. Më 18 qershor do të vendoset kjo skulpturë në Skenderaj për nderë të ditës së çlirimit”, është shprehur ai.

Exit mobile version