Site icon PrishtinaPress

Rrëfehet i moshuari që u përplas me Haradinajn, thotë se nuk pendohet

I moshuari nga Mitrovica, Bahtir Istrefi (73) ka rrëfyer prapaskenat e një përplasje që ai pati me kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj, në një debat të organizuar në Mitrovicë të hënën.

Gjatë debatit të mbajtur të hënën, Istrefi e pyeti kryetarin kryeministrin në dorëheqje se “pse nuk i kanë ndarë të paktën gjysmë miliardë euro për Trepçën, por për autostradën e Dukagjinit”.

Mirëpo pas kësaj pyetje, Haradinaj reagoi i acaruar duke i thënë këtij qytetari nga Mitrovica, se “është marre për të që të flasë ashtu”.

Lidhur me këtë debat që ka pasur me Haradinajn, ai ka folur të martën. Ka thënë se i ka kërkuar kryeministrit në dorëheqje që të mos hidhërohet nga fjalët e tij.

“Unë u ndala dhe i thash ‘kryeministër, unë kërkova drejtësi. Të lutëm mos u idhno. Ai as nuk më tha kështu as ashtu’ por dorën ma dha”, deklaroi Bahtir Istrefi për Klan Kosovën.

Të hënën, gjatë debatit të mbajtur në Mitrovicë, Istrefi i tha në sy Haradinajt se “është turp i madh të mos investohet në Trepçë.”

“A ma mirë u kanë qat miliardin për autostradën Dukagjin Pejë, me ia dhanë Trepçës. Nëse shitet edhe Trepça çka po na jet neve. Dukagjini e Peja e kanë pas një asfalt, e Trepça sot me ardhë në këtë gjendje, është një turp i madh. Po më doket se në do sende nuk është mirë tuj shkue as Qeveria jote as ajo e mëparshmja”, i tha i moshuari, Haradinajt.

Ndërkaq, Haradinaj ia ktheu ashpër të moshuarit nga Mitrovica. I tha që Deçani dhe i tërë Dukagjini ka bërë çmos që ta mbajë të bashkuar Mitrovicën.

“Për herë të parë në histori të Trepçës, je bashkëpronar i saj. Nuk di a e ke marrë vesh. E përmende Pejë – Gjakovë, pak o marre për ty, se e di çka ka bë Peja për ty. Nuk duhet ashtu me folë”, ia ktheu Haradinaj.

Exit mobile version