-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Rrebeshe shiu e bubullima në orët e pasdites, moti për sot dhe ditët e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar se sot dhe gjatë fundjavës pritet të ketë rrebeshe shiu e bubullima.

Temperaturat do të jenë gradualisht në rritje. Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 17C, ndërsa maksimalet ndërmjet 27C deri 30C.

26.08 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Vonë pasdite dhe në mbrëmje priten mundësi për rrebeshe me bubullima.

27.08 – Nxehtë, me diell, e ditën edhe me vransira. Pasdite vonë dhe në mbrëmje me mundësi për rrebeshe me bubullima.

28.08 – Kryesisht me diell e nxehtë. Pasdite më vonë, mundësi për rrebeshe të shkurta shiu përreth viseve malore.

29.08 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Përreth zonave malore pasdite vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 5-12m/s, e në fundjavë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale, me një tendencë të rënies deri ditën e shtunë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img