Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti ka rrahur nënën e tij në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport policor.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 15.10.2022-16:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./Prishtinapress/