Site icon PrishtinaPress

Rrahu babanë e tij, arrestohet prishtinasi

Është arrestuar një djalë në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Policia bën të ditur se kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Prishtinapress/

Exit mobile version