4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Rrahmani zhvilloi interpelancë me të rinjë për shëndetësinë

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me kërkesë të Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK), zhvilloi një “interpelancë parlamentare” me senatorët e këtij Këshilli dhe studentë të shkencave mjekësore, gjatë të cilës foli për sistemin shëndetësor në Kosovë dhe iu përgjigj të gjitha pyetjeve të parashtruara nga ata lidhur me çështje të ndryshme në shëndetësi.
Interpelanca u zhvillua dje në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës me një pjesëmarrje impresive të të rinjve të interesuar për të pyetur e dëgjuar për zhvillimet në shëndetësi.
Ministri Rrahmani tha se duke njohur faktin që shumica e popullatës kosovarë i takojnë grup-moshës së re, të rinjtë dhe preokupimet e tyre në aspektin shëndetësor e kanë vendin e vet të rëndësishëm brenda politikave të shëndetësisë, në këtë kohë të reformimit të sistemit.
Kryetari i KREK-ut, Avdulla Hasani, tha se përmes këtij mekanizimi, të rinjtë e Kosovës ka tre vjet që janë pjesë e proceseve që mbështesin reformat në sektor të ndryshëm, qoftë përmes kampanjave të ndryshme, qoftë përmes aktiviteteve të tjera.
Më pas, Ministri Rrahmani, në një bashkëbisedim shumë të drejtpërdrejt, i është përgjigjur të gjitha pyetjeve që kanë bërë të rinjtë nga ulëset e Kuvendit të Kosovës, përfshirë buxhetin, Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore, ri-licencimin e profesionistëve, funksionalizimin e odave mjekësore, projektet kapitale, bashkëpunimin me donatorët, programet mjekësore, punën e inspektorëve , furnizimin me barna të institucioneve, etj.
Duke folur për zhvillimet në shëndetësi, Ministri Rrahmani i ka njoftuar të rinjtë me sigurimet shëndetësore përkatësisht fillimin e mbledhjes së kontributeve nga janari i vitit të ardhshëm, proces ky që do të lidh përgjegjësinë e profesionistëve me performancë dhe do të ndikojë në ngritjen e buxhetit, rrjedhimisht edhe në përmirësimin e furnizimit me barna që është shumë i ndikuar edhe nga buxheti.
Ai ka folur edhe për bartjen e përgjegjësive te mekanizmat e ri të krijuar si Odat e Profesionistëve Shëndetësor, ri-licencimin e profesionistëve si proces që na nxitur edukimin profesional në mesin  e profesionistëve shëndetësor, si dhe për furnizimin me barna, në veçanti për të sëmurët nga kanceri, ku Ministri ka theksuar faktin që Klinika e Onkologjisë, me planifikimin e mirë të furnizimeve, dhe punën që bëhet aty, ka ndikuar që të jetë një model që duhet bartur edhe në klinikat e tjera.
Gjithashtu, Ministri ka folur edhe për efektin e projektit të Mamografisë mobile dhe Muajin e luftës kundër kancerit të gjirit, që kanë rezultuar me ekzaminime të shumta të femrave që i takojnë kategorisë së të rrezikuarve, zbulimin e rasteve të reja dhe rritjen e vetëdijesimit për parandalim dhe zbulim të hershëm.
Ministri Rrahmani, në interesim të të rinjve, ka folur edhe për bashkëpunimin e mirë me donatorët, përfshirë projektin e mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut për Sistemin e Informimit Shëndetësor; bashkëpunimin në fushën sigurimit të barnave për të sëmurët me kancer me Project Hope; projektin me Qeverinë Italiane për funksionalizimin e kardiokirurgjisë; bashkëpunimin me Bankën Botërore, Republikën e Turqisë, pastaj projekti për spitalin Kirurgjik-Pediatrik me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe me donatorë e kontribues të tjerë në shëndetësi.
“MSh po punon, me partnerët që të krijojë mundësi që qytetarët e vendit të marrin shërbime shëndetësore sa më cilësore të kemi një sistem shëndetësor që është në gjendje t’u përgjigjet kërkesave, duke siguruar qasje univerzale në këto shërbime”, tha Ministri.
Si shprehje e gatishmërisë për të bashkëpunuar me të rinjtë, ai i propozoi KREK-ut që të caktojë një përfaqësues të tyre në Grupin punues që po merret me plotësim-ndryshimin e Ligjit të Shëndetësisë.
Të rinjtë kanë mirëpritur interpelancën dhe mundësinë që të shtrojnë çdo pyetje që i preokupon ata lidhur me shëndetësinë në vend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img