Ylli kosovar, Albion Rrahmani, dëshiron transferimin te ndonjë klub nga top pesë ligat më të mira në botë.
Sulmuesi ka shkëlqyer këtë stinor te Rapidi i Bukureshtit duke i realizuar plot 17 gola, dhe kjo ka ngjallur interesimin e gjigantit skocez, Glasgow Rangers.
Mirëpo, sipas Daily Record, drejtori i rekrutimeve i Rangersave, Nils Koppen, thuhet të ketë negociuar me agjencinë e Rrahmanit në një konventë të TransferRoomit në Meksikë më herët gjatë këtij muaji.
Sidoqoftë, Rrahmani në një konferencë për media e ka bërë të ditur që synon shumë më lart se sa ligën skoceze.
“Shpresoj që t’i arrij top pesë ligat në Evropë. Nësse një klub ofron diçka interesante për klubin, atëherë do të flas me zotëri Dan Sucunë (pronarin e Rapidit), dhe nëse oferta është po ashtu në interes të klubit, do ta marr një vendim’, ka thënë Rrahmani, përcjell Klan Kosova.
“Tani për tani jam lojtar i Rapidit, dhe do ta jap 100 për qindëshin për ekipin”.