-2.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Rrahmani për “super” konsulentin në Ministrinë e Gërvallës: S’ka kuptim me pi kafe tërë ditën e pagën 7,500 euro

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani është shprehur kundër Gani Jakupit, konsulentit që bëri bujë në media, i cili u raportua se merr pagë prej 7 mijë e 500 eurove.

Rrahmani ka thënë se është e papranueshme që Jakupi të angazhohet me një pagë të tillë. Madje, ai ka thënë se ka kërkuar raport për angazhimin e tij me një shumë kaq të majme, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Absolutisht që mendoj që është e gabueshme dhe në këtë pikë, unë si deputet por besoj se edhe me mbështetjen e kolegëve të tjerë, kemi kërkuar raportin në fund për punën që e ka ba. Edhe ai në Ministrinë e Kulturës…duhet me u marrë në përgjegjësi ai që e ka emëru, sepse nuk ka kuptim për me pi kafe me i marrë 7 mijë e 500 euro. Absolutisht është e papranueshme dhe në një situatë ku sot në shumicën e institucioneve publike largohet njerëzit.

Nuk mundet me qenë një i angazhum prej ambasadës me pagë më të madhe se ambasadori. Kjo për mu është vendim jashtëzakonisht i gabueshëm. Mendoj se ai e ka me projekt, nuk e ka me pagë mujore sa e kom pa, kështu që ato dalin si projekte nuk dalin si paga, mundet me i dalë 100 mijë euro” , ka thënë se Rrahmani në Pressing.

Gjatë javës së kaluar Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ka quajtur “modeste” pagën e Jakupit për angazhimin që ai bën.

Kryediplomatja tha se paga e Jakupit nuk është mujore, por tha se bëhet fjalë për një projekt të tërë

Gërvalla tha se çdo gjë është e bazuar në ligj, teksa akuzoi opozitën se po e përdorë këtë rast për ta sulmuar.

“Prandaj jam shumë krenare, shumë jam krenare që me këtë shumë modeste, e cila nuk është pagë mujore, e cila është shuma që përfshinë shpenzimet e një projekti të tërë 1 vjeçar, dhe e cila është një shumë që është shumë modeste krahasuar me të gjithë dokumentacionin që unë kam parë për lobim në Afrikë dhe shtetet e tjera. I kam parë me kujdes sepse detyra ime, tjetër që janë kontrata konfidenciale të së kaluarës të cilat nuk i ka desiklafikuar ende insitucioni përkatës. Në vend se të hidhet baltë mbi personalitete të tilla. Ky instrument legjitim, i bazuar i bazuar në ligj. Nuk ka asnjë dielmë, asnjë mister, asgjë. Ai nuk është këshilltar i imi. Ai ka një kontratë në bazë të së cilës angazhohet. Dhe fakti që për të më sulmuar mua nuk kursejnë as personalitetet e shquara publike, vetëm për ta sulmuar Donika Gërvallën sepse opozitës i kanë ikur të gjitha mjetet e tjera”, tha ministrja Gërvalla javën e kaluar rreth rastit të Gani Jakupit. /Reporteri.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img