Site icon PrishtinaPress

Rrahmani: Nuk i frikësohemi Rumanisë, nëse e humbim këtë ndeshje jemi 90 për qind jashtë kualifikimeve

Kosova nesër luan kundër Rumanisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikuesete e “Euro 2024”.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.

E para kësaj përballje, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, në konferencë për media tha se ndeshja ndaj Rumanisë është shumë e rëndësishme por ata nuk i frikësohen kundërshtarëve.

“E dimë që nesër e kemi ndeshjen mos të them më të rëndësishme në këto kualifikuese, pasi e dimë se Rumania ka gjashtë pikë. Shpresoj që nesër të arrijmë të luajmë lojën tonë dhe t’i afrohemi me pikë kombëtares së Rumanisë. Nuk jemi të frikësuar, pasi jemi përballur me kundërshtarë shumë më të fortë, ne duhet vetëm të jemi vetvetja. Është ndeshje shumë e rëndësishme. Nëse e humbin këtë ndeshje jemi 90% jashtë Evropianit”., ka deklaruar Rrahmani.

Exit mobile version